Një adoleshent është plagosur me thikë pas një sherri në Hyde Park të Londrës. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon 17-vjeçarin që ndiqet nga një grup djemsh të armatosur me thika të mëdha. Ai më pas shihet duke rënë përtokë para se ta shkelmonin dhe ta thernin me thikë para njerëzve që ishin jashtë duke shijuar diellin e pasdites.
Policia tha se dëmtimet që kishte marrë nuk i rrezikonin jetën dhe askush nuk ishte arrestuar.