Deri 20 mijë vende pune mund të mbyllen në bankën “Deutsche Bank” pasi në të po planifikohet të bëhet një riorganizim radikal. Përndryshe, “Deutsche Bank” është banka më e madhe në Gjermani.
Nga këto ndryshime pritet të goditet më së shumti sektori për investime, ndërsa numri më i madh i vendeve të punës që do të mbyllën do t’i prekin punëtorët në Londër dhe Nju Jork.
Pritet që plani për riorganizim të bankës të miratohet nga bordi mbikëqyrës i saj gjatë ditës së diel.
Vendimi për riornganizim vjen pas dështimit të negociatave për bashkim me bankën rivale “Commerzbank”, të cilat u zhvilluan në prill të këtij viti.
Qeveria gjermane i kishte mbështetur këto negociata, duke shpresuar se ky zhvillim do ta krijonte një “kampion” kombëtar në industrinë bankare.
Shkurtimi i vendeve të punës për 20 mijë veta është i barabartë me një të pestën e fuqisë së përgjithshme punëtore të kësaj banke në nivel botëror.
“Deutsche Bank” është përballur me probleme të vazhdueshme viteve të fundit për shkak të rënies së investimeve dhe i ka bërë disa përpjekje për ta ringjallur biznesin e saj, shkruan “BBC