Ukraina kërkon armë nga SHBA-ja për t’i luftuar separatistët pro-rusë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ukraina ka bërë për herë të parë kërkesë zyrtare për blerje të armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kohën kur vendi po e vazhdon betejën me separatistët e mbështetur nga Rusia, të cilët i kanë nën kontroll dy provinca në pjesën lindore.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kiev e publikoi një deklaratë të ish-ambasadorit amerikan në Ukrainë, William Taylor, në të cilën jepet njoftimi për kërkesën e këtij shteti për blerje të armëve. Taylor është duke e udhëhequr misionin diplomatik amerikan në Kiev gjatë zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 21 korrik.

“Ne jemi duke e filluar procesin e shqyrtimit për këtë kërkesë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të vendosura në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës, integriteti territorial dhe reformave në sektorin e mbrojtjes”, tha Taylor përmes një deklarate.

Shtetet e Bashkuara e kanë përkrahur Ukrainën në të kaluarën me mjete ushtarake, përfshirë dhurimin e raketave antitank “Javelin”, të cilat e kanë kapur vlerën e 1.5 miliardë dollarëve që nga viti 2014, kur Rusia e pushtoi Gadishullin e Krimesë dhe e krijoi konfliktin me separatistët në rajonin e Donbasit.

Në anën tjetër, Rusia ua ka dhuruar separatistëve 450 tanke dhe 700 pajisje të rënda. Kështu tha muajin e kaluar ish-ambasadori amerikan në Ukrainë, John Herbst, në Komisionin për Marrëdhënie të Jashtme në senatin amerikan, shkruan “Free Europe”.

Share This Article