India një prej vendeve më të prekura nga pandemia e COVID-19 aprovoi prodhimin e vaksinës “Sputnik V” të zhvilluar nga Rusia.
Sipas lajmit të “India Today”, Kontrolluesi i Përgjithshëm i Barnave të Indisë i ka dhënë autorizim Institutit Serum të Indisë për prodhimin e vaksinës “Sputnik V”.
Më tej në lajm thuhet se procesi i prodhimit do të zgjasë rreth 6 muaj.
Me këtë vendim të marrë synohet të kapërcehet problemi për vaksina i përjetuar në shumë rajone të Indisë në të cilën rastet ditore vazhdojnë të jenë mbi 100 mijë.
Vaksina “Sputnik V” e cila u aprovua për prodhim në Indi, u autorizua për përdorim emergjent më 12 prill ndërsa aplikimi i saj filloi më 14 maj.
Vaksina ruse është miratuar në më shumë se 65 vende ndërkohë që nuk është miratuar ende nga BE-ja dhe SHBA-ja.
Në fushatën e vaksinimit e cila ka filluar më 16 janar, në Indi deri më tani janë administruar mbi 227 milionë doza të vaksinës.
Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 ka arritur në 344.082 ndërsa numri i rasteve në 28.694.879.
Sipas faqes së internetit “Worldometers” e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, India është në “vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe e treta për sa i përket vdekjeve”.