Jill Biden dërgon një mesazh nga samiti i G7 ne Britani

albnews
By
1 Min Read
President Joe Biden and first lady Jill Biden are greeted and walk with British Prime Minister Boris Johnson and his wife Carrie Johnson, ahead of the G-7 summit, Thursday, June 10, 2021, in Carbis Bay, England. (AP Photo/Patrick Semansky)

Jill Biden dërgon një mesazh dashurie me stilin e veshjes ndërsa shoqëron burrin e saj, presidentin e SHBA-së, Joseph Biden.

Zonja e parë e Amerikës kishte veshur një xhaketë të zezë me mbishkrimin “dashuri” në kurriz kur ajo dhe presidenti i SHBA-së u takuan me kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe gruan e tij, Carrie Johnson.

Ajo kishte veshur të njëjtën xhaketë sportive më shumë se dy vjet më parë kur filloi fushata presidenciale e Bidenit.

“Ne sjellim dashuri nga Amerika”, u tha ajo gazetarëve, duke shpjeguar se përse e zgjodhi këtë veshje.

Biden është e njohur për zgjedhjet e saj të modës, shpesh duke zgjedhur printime në ngjarjet që ajo merr pjesë në emër të administratës presidenciale të SHBA-së.

Share This Article