Uellsi dhe Zvicra ndajnë pikët

albnews
By
1 Min Read

Uellsi dhe Zvicra kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropiane ‘’Euro 2020’’.

Helvetikët kaluan të parët në epërsi përmes Breel Embolos në minutën e 49-të, golin e të cilit e asistoi Xherdan Shaqiri.

Por uellsianët u kundërpërgjigjën me Kiereff Moore në minutën e 74-të.

Zvicra realizoi edhe një gol pesë minuta para fundit, por goli i Gavranovic u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Në grupin A, Italia zë vendin e parë me tre pikë, Zvicra e Uellsi me nga një e Turqia me zero.

Zvicra ndeshjen e ardhshme luan me Italinë, ndërsa Uellsi përballet me Turqinë.

Share This Article