Finlanda mposht Danimarkën

albnews
By
1 Min Read

Finlanda e ka mbyllur me fitore ndeshjen e parë historike në një turne madhor, duke mposhtur Danimarkën me rezultat minimal 1:0.

Ndeshja, e cila në vete pati një episod të rëndë pas kolapsit të Christian Eriksen, u dominua tërësisht nga Danimarka, por fitorja i takoi finlandezëve.

Finlanda me të vetmen goditje gjatë 90 minutave, realizoi gol përmes sulmuesit Joel Pohjanpalo (60’).

Danezët kishin shansin e artë ta barazonin rezultatin, por Hojbjerg dështoi nga penalltia në minutën e 74-të.

Danimarka ndeshjen e radhës e luan me Belgjikën, ndërsa Finlanda me Rusinë.

Share This Article