Anglia e ka mposhtur 1:0 Kroacinë në ndeshjen hapëse të Grupit D në Kampionatin Evropian 2020 të dielën, duke iu hakmarrë kroatëve për humbjen e dhimbshme në gjysmëfinale të Botërorit 2018.
Raheem Sterling shënoi atë që ishte goli i vetëm dhe i triumfit të rëndësishëm të tre luanëve para mbi 22 spektatorëve në Stadiumin Wembley në Londër.
Kjo ishte fitorja e parë e Anglisë në një ndeshje hapëse në Evropian, pas dhjetë tentimeve.
Dhe nënkupton se tani anglezët grumbullojnë tri pikë në vendin e parë. Kroacia duhet të provojë të fitojë pikë në ndeshjen e dytë në grup kundër Republikës së Çekisë.
Ndeshja tjetër e rrethit të parë në Grupin D mes Skocisë dhe Republikës së Çekisë zhvillohet të hënën.
Anglezët do ta shohin këtë triumf si një lloj hakmarrjeje ndaj Kroacisë, për humbjen të cilën kjo e fundit ia shkaktoi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian para tri vjetëve në Rusi.
Skuadra e Gareth Southgate e mbizotëroi lojën dhe krijoi më shumë, megjithëse vuajti për ta thyer akullin. Edhe kroatët krijuan sa për të shënuar, por iu mungoi efikasiteti para portës.
Phil Foden e goditi shtyllën në pjesën e parë në atë që ishte mundësia me e mirë në pjesën e parë. Luka Modric bëri një goditje të fuqishme që u ndal nga portieri anglez herët në pjesën e dytë.
Sterling shënoi pas një super asisti nga Phillips në minutën e 57-të, duke e thyer akullin pas disa tentimesh.
Kroacia ka mundur ta barazonte rezultatin sikur Ante Rebic dhe Mario Pasalic së shënonin nga brendia e zonës, por goditjet e tyre përfunduan lart mbi portën e kroatëve.
Në ndeshjen e xhiros së dytë, Anglia përballet me Skocinë, ndërsa Kroacia me Çekinë.