Locatelli është vlerësuar si më i miri në sfidën mes Italisë dhe Zvicrës.
Italia e ka prerë biletën për fazën tjetër të Kampionatit Evropian në ndeshjen e parafundit në Grupin A.
Të besuarit e Roberto Mancinit e arritën këtë pas fitores 3-0 në sfidën e dytë kundër Zvicrës së shqiptarëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që startuan edhe në këtë takim.
Dy prej tre golave i realizoi Manuel Locatelli, që bëri një paraqitje fantastike.
Ai në fund u shpërblye me çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.