Kryesia e Partisë Demokratike pritet që të mblidhet ditën e premte.
Mësohet se mbledhja është parashikuar që të mbahet në orën 11:00.
Ndërkohë që Gazment Bardhi ka zbuluar edhe diskutimet e rendit të ditës, miratimi i metodologjisë së analizës për maskrën zgjedhore të 25 Prill si dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021.
Kujtojmë se Kryesia mblidhet për herë të parë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së.
NJOFTIMI I BARDHIT
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.
2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi