Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar në Antalya presidentin turk Recep Tayyip Erdogan . Thotë të kenë diskutuar për raportet e mira në mes të dy vendeve dhe mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi.
Osmani tha se e falënderoi turkun për përkrahjen e Ankarasë zyrtare për vendin tonë ndër vite
“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha”, shkroi Osmani në Facebook.
“E falenderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum. ”, shtoi ajo.