Skandali/ Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock, refuzon të japë dorëheqjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock, refuzoi që të japë dorëheqjen sot, pasi mediat publikuan foto teksa puthet në ambientet e punës me ndihmësen e tij, Gina Coladangelo.

Ai tha se ka zhgënjyer njerëzit, ndërsa kërkoi falje se kishte thyer rregullat e distancimit social.

Hancock nuk e përmendi as të shoqen e tij, Martha, me të cilën është i martuar prej 15 vitesh. Kjo e fundit dukej zemërthyer në fotot e publikuara sot nga mediat.

Ndërkohë politikanët kundërshtarë po bëjnë thirrje për shkarkimin e tij.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur Hancock shkëmben puthje të nxehta në korridorin e zyrës së tij me ndihmësen Gina Coladangelo.

42-vjeçari njihet prej kohësh me 43-vjeçaren milionere, pasi kanë studiuar së bashku në Oksford.

Të dy janë të martuar. Hancock është i martuar prej 15 vitesh me bashkëshorten Martha dhe kanë tre fëmijë. Edhe ndihmësja e tij është nënë e martuar me tre fëmijë.

Sipas gazetës ‘The Sun’, prej kohësh përflitej se mes tyre kishte një aferë, derisa vjen momenti i publikimit të këtyre pamjeve. Hancock kontrolloi mirë korridorin, përpara se të jepte atë puthje pasionante.

Share This Article