Shqipëria deri më tani testoi afro 800 mijë persona për COVID-19

albnews
By
1 Min Read

Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëri ka kryer 795.322 testime për koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 2.444 testime, tre persona kanë rezultuar pozitivë. Gjithsej janë regjistruar 132.512 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tetë pacientë janë shëruar në këtë periudhë, duke çuar numrin e të shëruarve në 129.990.

Deri tani nga COVID-19 kanë vdekur 2.456 pacientë, derisa aktualisht janë 66 raste aktive.

Share This Article