Jeta është e pamundur në Afërditë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jeta siç njihet në Tokë është e pamundur në planetin Afërditë, për shkak të mungesës së ujit të mjaftueshëm në atmosferën e saj, sipas një studimi të kryer sot dhe të botuar në “Nature Astronomy”, që është një kundërshtim i ri ndaj atij për zbulimin e një gazi që mund të lidhet me gjallesat.

“Nuk ka jetë të mundshme aktive në retët e Afërditës”, tha në një konferencë shtypi mikrobiologu John Hallsworth, bashkëautor i studimit.

Fqinja më e afërt me Tokën i ngjan asaj në shumë mënyra, në madhësi dhe masë, por dallohet nga një temperaturë ferri në sipërfaqe (470 gradë Celcius) dhe një atmosferë me perqëndrim të dyoksidit të karbonit në 97%, me fjalë të tjera, jo shumë e favorshme për jetën.

Planeti është gjithashtu i mbuluar me një shtresë të trashë resh të përbërë nga pika të acidit sulfurik.

Shtatorin e kaluar, astronomja britanike Jane Greaves njoftoi zbulimin e fosfinës në retë e planetit.

Fosfina është e pranishme në Tokë nga veprimtaria njerëzore ose mikrobike, prandaj ky njoftim e tronditi komunitetin shkencor, para se të kundërshtohej me forcë nga specialistët të cilët vunë në pikëpyetje vëzhgimin dhe metodën e përdorur për të dalë në përfundimin e pranisë së këtij gazi.

Share This Article