Greqia dhe Shqipëria kanë hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias në diskutimin publik online “Marrëdhëniet Shqipëri & Greqi – Çfarë mendojnë qytetarët”, i mbajtur nga Fondacioni Grek për Politikën e Jashtme dhe Europiane (ELIAMEP).
“Kjo si rezultat I vnedimit të dy vendeve për të referuar caktimin e zonës ekonomike ekskluzive në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, shtoi ministri.
“Ky vendim është shembullor se si çështjet e rëndësishme mund të zgjidhen kur të dy palët përqendrohen në respektimin e Ligjit Ndërkombëtar dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, vuri në dukje ai.
Dendias gjithashtu iu referua lidhjeve historike midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Ai ritheksoi se Greqia mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë./ATSH/