Vaksina antiCovid “Moderna” mbron edhe nga varianti Delta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas prodhuesit amerikan, vaksina Moderna mbron edhe nga varianti Delta i COVID-19, që u shfaq për herë të parë në Indi.

“Testet laboratorike kanë treguar, gjithashtu, mbrojtje ndaj disa varianteve të tjera”, njoftoi kompania sot në Kembrixh, Massachusetts, duke shtuar se kishte vetëm ulje të vogla të efikasitetit.

Testet u bazuan në mostrat e gjakut nga tetë pjesëmarrës, të marra një javë pas dozës së dytë të vaksinimit.

Rezultatet nuk janë shqyrtuar ende nga shkencëtarë të tjerë.

Rreth dy javë më parë, u botua një studim sipas të cilit vaksina e prodhuar nga kompania gjermane BioNTech dhe partneri i saj amerikan Pfizer mbron gjithashtu nga varianti Delta.

Studimet e mëparshme dhe mbledhja e të dhënave dhanë rezultate të ngjashme.

Të dy prodhuesit po punojnë aktualisht për dozat përforcuese, që do të përshtaten edhe më specifikisht me variantet.

Share This Article