ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën 10 hours ago
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim 11 hours ago
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja 11 hours ago
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia 11 hours ago
Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Pandemia rriti me 30% numrin e personave të regjistruar për ndihmë ekonomike

albnews by albnews
2 July, 2021
in Albania, Technologji
0
Pandemia rriti me 30% numrin e personave të regjistruar për ndihmë ekonomike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pandemia Covid-19, e cila i shtriu efektet e saj negative gjerësisht në ekonomi, e përkeqësoi trendin e varfërisë.

INSTAT raportoi se stoku i personave që janë regjistruar për të përfituar ndihmën ekonomike në tremujorin e parë të vitit aktual shënoi rritjen më të lartë që nga viti 2018, kur ndryshoi metodologjia për përfitimin e ndihmës.

RelatedPosts

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

Samiti Brdo-Brijunit/ Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta

Gjatë janar -mars 2021 stoku i personave që janë të regjistruar për të përfituar ndihmë ekonomike arriti në 29,579 me një rritje 30 për qind në raport me tremujorin e parë të vitit 2020.

Rritja e personave që kërkojnë trajtim financiar për ndihmën ekonomike pësoi rritje të ndjeshme që nga tremujori i dytë i vitit 2020, ku efektet e krizës pandemike u reflektuan në ekonomi.

Në fillim të këtij viti qeveria miratoi një vendim për dyfishimin e masës së ndihmës ekonomike deri në qershor 2021.

Sipas ligjit në fuqi, masa e ndihmës ekonomike përcaktohet sipas strukturës së familjes, por në asnjë rast ajo nuk mund të jetë më tepër se 150 për qind e pensionit social, që është 7 675 lekë.

Pavarësisht nga numri i anëtarëve, një familje nuk mund të përfitojë më tepër se 11.510 lekë. Vendimi i qeverisë përcakton se maksimumi i ndihmës ekonomike shkon në 23 020 lekë. Por ky vendim ka fuqi deri në fund të këtij muaji.

Ndihmën ekonomike e përfitojnë familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, j jetimët të cilët nuk janë në institucione. viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në familje, etj.

Pandemia Covid-19 ndikimet negative i kishte me të mprehta i kishte tek shtresat e varfra dhe ato që ishin afër pragut te të ardhurave me (5,5 dollarë, sipas fuqisë blerëse) në ditë, kufiri i varfërisë relative i matur me standardet e Bankës Botërore.

Sipas Bankës Botërore pandemia Covid -19 ka futur në hartën e varfërisë edhe rreth 112 mijë persona rishtas. Ndikimi i pandemisë në Shqipëri ishte më i mprehtë se në Rajon për shkak se, në Shqipëri një pjesë e madhe e popullsisë kanë të ardhura shumë afër kufirit të varfërisë.

Ndaj një luhatje e vogël në ekonominë e vendit dhe në punësim ka ndikim shumë të lartë në nivelin e varfërisë se sa në vendet e tjera. Në fund të tremujorit të parë të vitit 2021 gati 34 për qind e punonjësve ishin të paguar me pagë minimale (30 mijë lekë).

Ekspertet e Bankës Botërore sugjerojnë se, ulja e qëndrueshme e varfërisë arrihet duke investuar në aftësitë e të rinjve (përmes arsimit) dhe të rriturve (përmes programeve të tregut të punës).

Të tjera mjete, janë rritja e ndihmës sociale për fëmijët dhe të rriturit e moshuar në varfëri, lehtësimi i gjenerimit të punësimit sidomos në qytetet e vogla dhe zonat rurale dhe përmirësimi i strehimit dhe shërbimeve sociale, që do të krijonte përmirësime të drejtpërdrejta në cilësinë e jetës për të varfrit./ B.Hoxha/monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

6 October, 2025
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

6 October, 2025
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

6 October, 2025
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

6 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result