Rrufeja i mbyt dy vajza në Norvegji

albnews
By
1 Min Read

Rrufeja u ka shkaktuar vdekjen dy motrave në Norvegji, derisa e treta ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi u goditën kur po lëviznin në mal.

Të dy motrat e moshës 12-vjeçare humbën jetën gjatë vikendit në Melshorn, vend i njohur në Hareid të Norvegjisë, ku mijëra njerëz shkojnë për turizëm, raporton independent.

Udhëheqësi i Hareidit, Bernt Brandal, ka deklaruar se goditjet e rrufesë askush s’ka mundur t’ parashikojë pasi kushtet klimatike kanë ndryshuar hovshëm. Gjatë asaj mbrëmjeje janë regjistruar rreth 800 goditje nga rrufetë në tërë Norvegjinë.

Foto ilustrim

Share This Article