ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia 1 hour ago
Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori 1 hour ago
Përmbytja e anijes në veriperëndim të Serbisë, humb jetën një shtetas kinez 3 hours ago
“Liri, shpresë apo zhgënjim”- Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve 3 hours ago
E njohur për rolet e saj në serialet “Grey’s Anatomy” dhe “The Big Bang Theory”, ndërron jetë papritur aktorja e njohur amerikane 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gjata: Të arrestohet sa më parë Erion Veliaj

albnews by albnews
5 July, 2021
in Albania
0
Gjata: Të arrestohet sa më parë Erion Veliaj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar duke kërkuar nga SPAK arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Në një deklaratë për shtyp, Gjata tha se “dy ditë më parë me vendimin e saj për Teatrin Kombëtar, Gjykata Kushtetuese provoi edhe njëherë se Shqipëria ka një shtet të kapur nga korrupsioni, ku ligjet bëhen dhe shkelen për t’u shërbyer interesave të një pakice, në dëm të shumicës së qytetarëve. Vendimi dëshmoi se Edi Rama dhe Erion Veliaj, shkelën Kushtetutën, dhunuan artistët, aktivistët dhe qytetarët, shembën dhunshëm Teatrin Kombëtarë, madje duke përdorur edhe forcat RENEA-n e armatosur deri në dhembë, vetëm për të çuar deri në fund grabitjen e tokës publike, për t’i liruar vendin kullave me të cilat do të pastroheshin paratë e pista të drogës dhe korrupsionit. Për tre vite me radhë Partia Demokratike qëndroi në mbrojte të trashëgimisë kulturore, në mbrojtje të artistëve, në mbrojtje të interesit publik, kundër një regjimi që u soll dhe sillet si një bandë plaçkitësish, që ka gjunjëzuar kryeqytetin duke e kthyer në lavatriçe të parave të pista të krimit dhe korrupsionit”,

RelatedPosts

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

Samiti Brdo-Brijunit/ Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta

Vdekja e 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare, arrestohet mjeku Roland Xhaxho

Ai tha se koha na dha të drejtë, ndaj detyra jonë është të luftojmë edhe më forë kundër padrejtësisë.

“Shfuqizimi i ligjit special dhe VKM-së që i kalon pronësinë Bashkisë Tiranë, bën nul dhe antikushtetues çdo veprim të kryer nga bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera të përfshira, që duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese, shembën barbarisht Teatrin Kombëtar. Këto veprime antikushtetuese që nuk u ndalën përpara kërkesave të artistëve dhe qytetarëve, madje as përballë autoriteteve ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore, si Europa Nostra, që e renditën Teatrin si objektin më të rrezikuar në Europë, përbëjnë provën më flagrante për abuzimin me pushtetin nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Autorët e këtij krimi të rëndë kushtetues dhe ligjor, me pasoja të rënda për interesin publik duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë. Ndaj sot Partia Demokratike i bën përsëri thirrje SPAK të arrestojë sa më parë Erion Veliajn si autorin dhe përgjegjësin direkt për shkatërrimin e një pasurie kombëtare, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. SPAK duhet të marrë gjithashtu nën përgjegjësi penale edhe çdo zyrtar publik të përfshirë në këtë paligjshmëri, duke filluar nga Edi Rama e deri tek çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës për shembjen kriminale dhe antikombëtare të Teatrit”, tha ai.

Po ashtu, Gjata shtoi se “13 muaj më parë Partia Demokratike  ka depozituar një kallëzim penal në SPAK për 22 zyrtarë mes të cilëve janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Sot nuk ka asnjë përgjegjës përpara drejtësisë, as për dhunën e ushtruar, as për aktin e paligjshëm të shembjes së Teatrit. Kjo vonesë ngarkon me përgjegjësi SPAK-un para shqiptarëve, sepse vendosja e drejtësisë për Teatrin është një provë e rëndësishme për funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion”.

“Artistët e bënë detyrën e tyre në mbrojtje të Teatrit dhe trashëgimisë, qytetarët e bënë detyrën e tyre në mbrojte të pronës publike dhe të Kushtetutës, Partia Demokratike e bëri dhe do ta bëjë detyrën e saj kundër regjimit dhe në mbrojtje të interesit publik. Tani është koha që SPAK të bëjë detyrën duke bërë drejtësi për Teatrin. Dhe nga hiri i këtij tempulli të shembur padrejtësisht, bashkë me godinën historike, aty siç ishte dhe aty ku ishte, të mund të rindërtojmë të gjithë bashkë edhe demokracinë e goditur pabesisht nga masakra zgjedhore e 25 prillit”, tha Gjata.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

6 October, 2025
Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori

Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori

6 October, 2025
Përmbytja e anijes në veriperëndim të Serbisë, humb jetën një shtetas kinez

Përmbytja e anijes në veriperëndim të Serbisë, humb jetën një shtetas kinez

6 October, 2025
“Liri, shpresë apo zhgënjim”- Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

“Liri, shpresë apo zhgënjim”- Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

6 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result