Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se e ka informuar gjeneralin Wesley Clark me të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK.
Sipas tij, primare është integrimi në NATO dhe dërgimin e trupave jashtë vendit.
Ai ka thënë se do ta emërojë shkollën e oficerëve me emrin e Wesley Clark.
“Kisha nderin të ndaj me gjeneralin planet e qeverisë së Kosovës për ministrinë dhe FSK-në. Sot për nder të gjeneralit do të emërojë shkollën tonë të oficerëve, qendrën e studimeve me emrin Wesley Clark. Kjo është më ë pakta që mund të bëjmë në nder të tij”, ka thënë ai.
Ndërkaq Clark ka thënë se është i impresionuar me demokracinë gjatë këtyre viteve në Kosovë.
“Jam i nderuar të jem këtu e të kthehem përsëri në Kosovë. Jam i impresionuar me demokracinë e lirinë në Kosovë përgjatë gjithë këtyre viteve”, ka thënë ai.