ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D  40 minutes ago
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID 49 minutes ago
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza 1 hour ago
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi 1 hour ago
Krim brutal në Britani, 68-vjeçari vret ish-gruan e tij me 19 thika mbi varrin e djalit të tyre 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Spanja mbështet Shqipërinë për sfidën drejt BE-së

albnews by albnews
15 July, 2019
in Albania
0
Spanja mbështet Shqipërinë për sfidën drejt BE-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në kuadër të punimeve të takimit joformal të Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Spanjës, Josep Borrell.

Gjatë bisedës, Ministri Borrell vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin maksimal të Shqipërisë për plotësimin e kushteve të nevojshme që i hapin rrugë çeljes së negociatave me BE-në. Ai konfirmoi qëndrimin e palëkundur të Spanjës për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e qartë të tij për t’u bërë sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ministri Borrell siguroi mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

RelatedPosts

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

Grabiti paratë e klientit, arrestohet në Londër ish-drejtori i bankës në Kombinat

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministri në Detyrë shkruan se takimi me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell, spikati në tre elemente kryesore.

“Së pari, domosdoshmërinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Spanjës, veçanërisht duke rritur nivelin e komunikimit të lartë politik dhe duke shtuar bashkëpunimin ekonomik. Së dyti, rëndësinë e patjetërsueshme të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë në muajin tetor dhe fuqizimin e politikave të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Së treti, vlerësimin pozitiv ndërkombëtar për përgatitjet e Shqipërisë për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2020 si dhe nevojën për një koordinim të ngushtë me pjesëmarrësit e kësaj organizate”, shkruan Cakaj.

“Shqipëria do të vazhdojë t’i realizojë objektivat madhorë të politikës së jashtme dhe të fuqizojë më tej besueshmërinë ndërkombëtare të saj”, shprehet Cakaj ne postimin e tij.

Ministri Cakaj konfirmoi se Shqipëria ka ndërtuar një bashkëpunim solid me shumë vende anëtare për të siguruar një kryesi sa më të denjë dhe në mbështetje të plotë të agjendës së Organizatës.

Postimi i plotë i Cakaj:


Takimi me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell, spikati në tre elemente kryesore:
Së pari, domosdoshmërinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Spanjës, veçanërisht duke rritur nivelin e komunikimit të lartë politik dhe duke shtuar bashkëpunimin
ekonomik;

Së dyti, rëndësinë e patjetërsueshme të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë në muajin tetor dhe, për më shumë,
fuqizimin e politikave të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi;

Së treti, vlerësimin pozitiv ndërkombëtar për përgatitjet e Shqipërisë për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2020 dhe nevojën për një
koordinim të ngushtë me pjesëmarrësit e kësaj organizate;

Shqipëria do të vazhdojë t’i realizojë objektivat madhorë të politikës së jashtme dhe të fuqizojë më tej besueshmërinë ndërkombëtare të saj!/TCh/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

Nga ankthi te rënia e flokëve, zbuloni shenjat që tregojnë se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D 

7 November, 2025
74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

74 familjet Durrsake protestojnë para Kryeministrisë kundër projektit TID

7 November, 2025
Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

7 November, 2025
Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

Tre zhdukje misterioze në Përmet/ Enigma me një 66-vjeçar, në të njëjtën rrugë janë zhdukur edhe dy persona të tjerë vitet e fundi

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result