Disa njerëz kanë vdekur në aksidentin ajror që ndodhi në Aeroportin e Orebro të enjten në mbrëmje. Policia ka konfirmuar se avioni i rrëzuar ishte parashutist dhe kishte nëntë persona në bord.
‘’Duhet të jetë rrëzuar menjëherë pasi është nisur’’, ka thënë Jennie Holmberg, komandant i brendshëm në brigadën e zjarrit të Nerike.
Disa njerëz kanë vdekur menjëherë pas rrëzimit të avionit, thotë Policia në faqen e tyre të internetit.
Zjarri që shpërtheu pas rrëzimit tani është shuar.
‘’Ne kemi katër njësi në vend. Zjarri është shuar dhe ne tani jemi duke u përqëndruar në kujdesin e personave që kanë qenë në bord’’, thotë Holmberg.
Policia deklaron se ata e përshkruajnë aksidentin si shumë të rëndë dhe konfirmuan me vonë gjatë mbrëmjes së të enjtes se “disa njerëz” kishin vdekur.
Më herët në mbrëmje, Policia në rajonin Bergslagen i tha SVT Nyheter se një person ishte dërguar në spital me dëmtime serioze.