Të paktën 92 persona kanë mbetur viktima të një zjarri në një sallë të të sëmurëve me COVID-19 në një spital në qytetin irakian të Nasiriya.
Pjesa më e madhe e sistemit të kujdesit shëndetësor në Irak është në gjendje të keqe pas viteve të konfliktit dhe të afërmit e zemëruar të viktimave kanë protestuar jashtë objektit.
Policia thotë se zjarri në spitalin al-Hussein filloi kur shkëndijat nga instalimet e gabuara elektrike u përhapën në një bombol oksigjeni, duke shkaktuar shpërthimin.
Kryeministri Mustafa al-Kadhimi urdhëroi arrestimin e shefit të spitalit. Zyrtarët shëndetësorë thonë se më shumë se 100 vetë u plagosën.Reklamë
Në prill një zjarr në një spital në Bagdad vrau më shumë se 80.
Z. Kadhimi tha që të dy zjarret ishin “një plagë e thellë në ndërgjegjen e të gjithë irakianëve”.
Kryetari i parlamentit irakian, Mohammed al-Halbousi, shkroi në Tëitter se flakët e Nasiriya ishin “prova e qartë e dështimit për të mbrojtur jetën e Irakut dhe është koha t’i jepet fund këtij dështimi katastrofik”.
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi përplasje midis demonstruesve dhe policisë në vendngjarje dhe dy automjete policie u dogjën.
Pavijoni i ri kishte hapësirë për 70 shtretër dhe u ndërtua vetëm tre muaj më parë, thanë zyrtarët mjekësorë për agjencinë e lajmeve Associated Press. Një zyrtar shëndetësor tha se të paktën 63 njerëz kishin qenë brenda kur filloi zjarri, ndërkohë që operacioni i kërkimit po vazhdon.