ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde? 59 minutes ago
Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë 1 hour ago
FOTOT- Sytë nga Parisi, një vështrim mbi trendet e javës së modës Pranverë/Verë 2026 1 hour ago
Trump autorizon vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago 1 hour ago
Siria zhvillon zgjedhjet e para pas rrëzimit të Assad-it 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Rama në Athinë: Ta bëjmë rajonin të ngjashëm me BE-në

albnews by albnews
14 July, 2021
in Albania
0
Rama në Athinë: Ta bëjmë rajonin të ngjashëm me BE-në
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Athina, Greqi, se “na duhet të bëjmë gjithçka për ta bërë rajonin të ngjashëm me BE-në për të zbatuar katër liritë e BE-së, për t’i bërë kufijtë fluidë dhe për ta bërë tregtinë të tillë”.

Në fjalën e tij në edicionin e 23-të të “Symi Symposium”, Kryeministri Rama theksoi se “mund t’ju jap një shifër që është interesante për ekonomistët këtu. Koha e pritjes së kamionëve në kufijtë ballkanikë, për të kaluar përmes tyre, për të shkuar në Selanik apo në Durrës është 1100 vjet në vit. Pra, kamionët presin 1100 vjet në kufi vetëm për të kaluar barrierat jotarifore të rajonit dhe për të paraqitur dyfish, trefish ndonjëherë, dokumente për aspektin fitosanitar, për shembull. Kështu që zgjidhja e kësaj do të ishte çlirimi i jashtëzakonshëm i një potenciali e nëse arrijmë që të kemi këtë, efekti tek PBB-ja jonë do jetë shumë i madh, vetëm me këtë, pa investime, thjesht duke hequr barrierat jotarifore në rajon. Kjo është diçka që e kemi diskutuar prej kohësh”, – nënvizoi Rama.

RelatedPosts

Gara për Tiranë, aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën

Ben Blushi: Pse Shqipërisë i duhet sot një brez i çmendur

Gorozhub, një rrugë që bashkon shqiptarët

Kreu i qeverisë u shpreh se, “ne praktikisht e nisëm që në fillim procesin si një zonë rajonale e Shengenit për ta kufizuar se çfarë ishte kjo, që do të thotë një zonë ku zbatohen të katër liritë. Ndaj e emërtuam kështu. Humbëm disa vjet, pasi Vuçiç donte lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, por jo të njerëzve, pasi nëse e bënte këtë, kufiri mes Kosovës e Shqipërisë do të ishte formal. Ai e hodhi hapin më tej pasi i thashë nëse nuk e pranon plotësisht për të katër liritë ne po bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë historisë tonë, po bëhemi karikatura e origjinalit”.

“Autostradat mund të mos sjellin demokraci, por demokracia pa autostrada është një rrëmujë që shkon për dreq. Pra thamë le ta bëjmë të tre, jo për të ndarë të tjerët, jo për të përjashtuar të tjerët, por për të thënë, kushdo që të bëhet pjesë është i mirëpritur dhe vetëm mbështetur mbi baza dypalëshe, nuk mbështetet tek konsensusi e gjëra të tilla, është dypalëshe”, – tha Rama.

“Nëse duam ta bëjmë këtë gjë me Maqedoninë e Veriut e bëjmë, nëse Kosova do ta bëjë me ne, me Maqedoninë e Veriut me këdo tjetër, nuk do ta bëjë me Serbinë, le të mos e bëjë. Është shumë e qartë që Serbia nuk mund të thotë që Kosova ose duhet ta bëjë me të gjitha, ose me askënd, pra është diçka e hapur dhe kjo mund të na lejojë që të ecim shumë larg. Pra çfarë nënkupton që të jesh i izoluar nga BE-ja dhe të jesh i izoluar mes vetes? Është çmenduri, tërësisht çmenduri”, – tha Rama.

Natyrisht, vijoi Rama, ka edhe teori konspirative që kjo është Jugosllavia e re plus Shqipërinë, kjo është alternativa që europianët po na japin në mënyrë që të na çojnë diku.

“Jo nuk është kështu, sepse në fund përmes këtij procesi do të mësojmë si të jetojmë në një hapësirë ndërshtetërore dhe kur bëhet fjala që të jemi pjesë e BE-së do të jemi më të gatshëm. E shoh si diçka të madhe”, – tha Rama.

Qëndrimi bullgar, rezultat i asaj çfarë mësoi në BE

Duke folur për perspektivën europiane dhe si po reagon Shqipëria përpara këtyre vështirësive, Rama tha se “qëndrimi bullgar është rezultat i kësaj çfarë Bullgaria mësoi brenda BE-së nga të mëdhenjtë. Bullgaria mësoi se mund të përdorësh politikën lokale për të bllokuar të tjerët. Në Ballkan, nuk doja të përmendja, por nuk je i vetmi. Në Ballkan kur e kopjojmë, ne shkojmë më tutje se origjinali. Jemi më shumë, shkojmë përtej”.

“Kur hymë në këtë proces, na u tha se ky ishte ai ilaçi magjik kundër nacionalizmit për të na bërë më të hapur dhe më demokratikë, por me këtë që po ndodh tani, ne jemi gjithmonë dhe më tepër pengje të nacionalizmave të BE-së. Pra, praktikisht, rrugëtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor, po varet gjithmonë e më tepër nga nacionalizmat e BE-së”, – theksoi Kreu i Ekzekutivit.

“Kur flas për nacionalizmat e BE-së, – tha Rama, – e kam fjalën për nacionalizma të vendeve të rëndësishme të cilët mbajnë peng udhëheqësit dhe udhëheqëse që ende nuk janë nacionalistë, bien pre e këtyre lojërave të përdorjes së Këshillit Europian për t’i shtrydhur vendet e Ballkanit, dhe nga ana tjetër për t’u treguar muskujt popujve të tyre”.

“Kështu që Këshilli Europian nuk është vërtet një vend ku ka një vendim koheziv sa i takon vizionit gjeostrategjik të gjërave, është një vend ku nacionalizmat e BE-së, përmes udhëheqësve jonacionalistë, luajnë lojëra. Kështu Bullgaria është dëm kolateral në këtë aspekt”, – tha Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

5 October, 2025
Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë

Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë

5 October, 2025
FOTOT- Sytë nga Parisi, një vështrim mbi trendet e javës së modës Pranverë/Verë 2026

FOTOT- Sytë nga Parisi, një vështrim mbi trendet e javës së modës Pranverë/Verë 2026

5 October, 2025
Trump autorizon vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago

Trump autorizon vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago

5 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result