BE-ja fillon hetimet ndaj kompanisë amerikane Amazon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Evropian njoftoi sot hapjen e një hetimi të thellë kundër gjigantit amerikan të tregtisë në internet, Amazon, që dyshohet se shkel rregullat evropiane të konkurrencës, duke përdorur të dhënat e dala nga shitësit me pakicë të pavarur që shesin në platformën e saj.

“Kam vendosur të shqyrtoj me shumë vëmendje praktikat tregtare të Amazon dhe rolin e saj të dyfishtë si zonë tregtare, për të verifikuar nëse sipërmarrja ka respektuar rregullat e konkurrencës së BE-së”, shpjegon në një komunikatë komisioneria evropiane për Konkurrencën, Margrethe Vestager./ATSH/ 

Share This Article