Kinë, treni arrin shpejtësinë 600 kilometra në orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina ka prezantuar një tren të ri, i cili mund ta arrijë shpejtësinë maksimale prej 600 kilometrash në orë, raportuan mediet shtetërore kineze.

Kjo shpejtësi e bën trenin e ri mjetin më të shpejtë të transportit tokësor në botë, shkruan Reuters.

Duke e përdorur forcën elektromagnetike, ky tren qëndron pezull mbi binarë, pa kontakt fizik me hekurudhën.

Me shpejtësi maksimale, njerëzit do të mund të udhëtonin me këtë tren nga Pekini deri në Shangai për vetëm dy orë e gjysmë. Distanca mes këtyre dy qyteteve është mbi 1.000 kilometra.

Ky udhëtim do të zgjaste tri orë me aeroplan dhe pesë orë e gjysmë me tren të shpejtë të zakonshëm.

Shtetet nga Japonia deri te Gjermania po e shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të rrjeteve të ashtuquajtura maglev, ndonëse kostoja e lartë dhe mospërshtatshmëria me infrastrukturën e tanishme hekurudhore paraqesin vështirësi për zhvillim të shpejtë.

Share This Article