yrtarë të sigurisë në Japoni thonë se deri tani 30 persona janë konfirmuar të vdekur pas një sulmi mbi një studio të animacionit në Kyoto të Japonisë.
Zyrtari i Zjarrfikësve të qytetit të Kyotos, Mikihide Daikoku, ka thënë se 36 të tjerë janë të lënduar, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Daikoku ka thënë personi që i ka vënë zjarrin ndërtesës është ndër të lënduarit dhe gjendet në spital duke marrë trajtimin e duhur.
Ende nuk dihet se pse personi në fjalë ka vënë zjarrin ndërtesës. Drejtori i kësaj studio ka thënë se ka pasur kërcënime me vdekje të shpeshta kohët e fundit ndaj gjithë studios. Ai nuk e kupton se si ka ardhur gjendja deri këtu.
Kjo është një ndër tragjeditë më të mëdha në histori të Japonisë.