Eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, javën e ardhshme do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut ku do t takohet me përfaqësues të partive politike. Si temë e bisedimeve pritet që të jetë situata politike në vend, në relacion qeveri-opozitë. Dyshohet se Eurokomesari vjen për të inspektuar situatën në rajon.
Vizita e eurokomesarit Han vjen gjatë kohës kur vendin po e dridh afera ku midis tjerëve u lakua edhe emri i Prokurores Speciale, Katica Janeva. Pritet që Han të ndikojë në prëmirësimin e negociatave për PSP-në midis qeverisë dhe opozitës.