Zjarret më të mëdha në Kaliforni deri më tani kanë djegur 190 625 hektarë me pyje.
Autoritetet lëshuan urdhra të reja evakuimi ndërsa zjarri masiv në Butte County, në veri të Sacramentos, vazhdon të përhapet me shpejtësi duke djegur rreth 4 300 hektarë.
“Tani për tani, me motin që nxehet zjarri po lëviz më shpejt”, tha Luis Jimenez, shefi i informacionit publik mbi zjarrin.
Sipas zjarrfikësve kushtet e paqëndrueshme të motit mund të ndihmojnë zjarrin të gjenerojë një re të quajtur pirokumulonimbus që mund të gjenerojnë rrufe.
”Zjarri tashmë ka shkatërruar edhe 16 ndërtesa, por ekipet e vlerësimit të dëmit nuk kishin qenë në gjendje të hynin në zonat e djegura për të përditësuar situatën”, theksoi Jimenez.
”Në këto operacione janë angazhuar reth 5 022 zjarrfikës”, theksoi Jimenez.