Në fund të tremujorit të parë të 2021, ndërsa masat ishin ende në fuqi për të zbutur ndikimin e pandemisë Covid-19 në ekonomi, borxhi publik i zonës së euros u rrit në 100,5% të PBB-së.
”Në fund të tremujorit të katërt të vitit 2020 borxhi public ishte në kuotën e 97,8%”, deklaroi Eurostat në një komunikatë.
Vendet me borxhin më të lartë publik janë Greqia (209,3%), Italia (160%), Portugalia (137,2%), Qipro (125,7%), Spanja 125,2%), Belgjika (118,6%) dhe Franca (118%).
”Estonia (18,5%), Bullgaria (25,1%) dhe Luksemburgu (28,1%), kanë borxhin publik më të ulët në Eurozonë”, sipas Eurostat.