Kina është në proces të zgjerimit të kapaciteteve të saj që të lëshojë raketa nukleare, kanë deklaruar shkencëtarë amerikanë.
Pamjet satelitore nga provinca Xinjiang, në perëndim të shtetit bëjnë me dije se Kina është duke ndërtuar raketë nukleare, thotë një raport i Federatës së Shkencëtarëve amerikanë.
Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me ndërtimet nukleare që po bëhen në Kinë. Kjo është hera e dytë që raportohet se Kina po bën ndërtime nukleare, brenda dy muajve të fundit.
Muajin e kaluar, gazeta “The Washington Post” kishte raportuar për 120 kapanone të reja raketash që ishin vërejtur në një zonë shkretëtire në Yumen, në provincën Gansu.