Kompozitori francez, Michel Legrand, fituesi i tre çmimeve Oscar dhe krijuesi i muzikës së filmave ”Çadrat e Cherbourg” dhe “Zonjushat e Rochefort”, ka ndërruar jetë në Paris në moshën 86 vjeç, ndërsa po përgatitej për një tjetër vepër.
“Ai vdiq rreth orës 03:00 të mëngjesit në prani të bashkëshortes së tij, komedianes Macha Méril”, shkruajnë mediat frenceze.
Gjatë një karriere të gjatë prej më shumë se 50 vjetësh, ai u shndërrua në një emër të madh botëror, i cili ndikoi në formimin e shumë këngëtarëve të mëdhenj duke nisur nga Ray Charles tek Orson Ëelles, duke vijuar me Jean Cocteau, Frank Sinatra, Charles Trenet dhe Édith Piaf.