Një peticion kundër këngëtarit serb Goran Breviq ka nisur të nënshkruhet online. Qëllimi i këtij peticioni është të anulohet përformimi i Bregoviqit në ‘Festën e Birrës’, festë kjo e organizuar nga Bashkia e Korcës, shkruan Express.
Organizatorët e këtij peticioni thonë se këngëtari serb kishte ngjallur nacionalizëm tek serbët me këngën “kallashnikov” në vitet e 90’ta, këngë e cila kishte nxitur paramilitarët serbë të kryejnë masakra në Kosovë, por edhe më gjerë.
Përmes këtij peticioni kërkohet nga Qeveria e Shqipërisë dhe kryeminsitri Rama, por edhe nga Bashkia e Korëcës, që të anulohet ftesa për pjesëmarrje e Bregoviqit.
“…Kërkojmë nga Qeveria e Shqipërisë (Kryeministri Edi Rama), dhe Bashkia e Korçës, (Kryetar Sotiraq Filo,) që menjëherë të anulojnë ftesën për pjesëmarrje në koncert të njeriut, me kengën e të cilit u frymëzuan ushtarë e paramilitarë serb për të kryer masakrat më makabre në Kosovë, dhe jo vetëm”, thuhet në peticion.
Gazeta Express ka kontaktuar dje Bashkinë e Korcës dhe këta të fundit kanë thënë se kjo cështje është e mbyllu; Bregoviq do të përformojë në “Festën e Birrës”.
“Ne nuk e tërheqim pjesëmarrjen e Bregoviq nga Festa e Birrës sepse refuzojmë të pozicionohemi politikisht në këtë debat. Nuk ka asnjë qasje politike pjesëmarrja e një këngëtari lindur në Sarajevë dhe që në njohurinë tonë para se ta kontaktonim për ta pasë pjesë dhe e kemi të saktë nuk ka pasur asnjë lloj pozicionimi as kundër shqiptarëve as kundër kosovarëve”, ka thënë ajo.
Ndërsa reperi Capital T nga Kosova dhe “Birra e Pejës” tashmë janë tërhequr nga ky evend që do të mbahet nga data 18 deri më 22 gusht.