Organizata Botërore e Shëndetit u ka kërkuar 20 liderëve më të fuqishëm botërorë që të kujdesen për pabarazinë e “turpshme” në aksesin ndaj vaksinave Covid-19 për të qenë të përgatitur për valën që vjen para tetorit.
Bruce Aylward është shprehur se botës duhet t’i vijë neveri dhe të pyesë nëse situata mund të ishte më e keqe nëse do të kishte pasur një përpjekje aktive për të privuar të varfrit e planetit nga vaksinimi.
Agjencia e Shëndetit e OKB -së është e revoltuar gjithnjë e më shumë nga ajo që ajo e sheh si zemërim moral i vendeve të pasura që mbrojnë furnizimin me vaksina ndërsa shtet në zhvillim përpiqen të imunizojnë popullatat e tyre më të prekshme.
Aylward, drejtuesi i OBSH -së për qasjen në mjetet për të luftuar pandeminë e koronavirusit, u bëri thirrje njerëzve që t’u tregojnë politikanëve dhe manjatëve të biznesit se është elektoralisht dhe financiarisht e sigurt që të rritet mbulimi i vaksinave në vendet më të varfra.