Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është nisur drejt Hagës ku do të merret në pyetje nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Nismës, Bilall Sherifi, i cili e ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook bashkë me Krasniqin.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate është shoqëruar nga funksionarë të lartë të partisë së tij si deputeti Bilall Sherifi, ministri Skënder Reçica, etj.
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, konfirmuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur për intervistim. Lajmin e kishte bërë të ditur në llogarinë e tij në Facebook.
Megjithatë, Krasniqi nuk ka treguar se në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale.
Kjo ftesë e Speciales për Krasniqin vjen pas ftesës që i është bërë Ramush Haradinajt.