Toka sa vjen e bëhet edhe më e nxehtë. Videoja vetëm disa sekondëshe e Nasa na sjell kaq të prekshme ndryshimet klimatike që kanë ndodhur ndër vite nga 1880 deri sot.
Në 140 vitet e fundit zonat blu, (pra ata që kanë temperatura më të freskëta) kanë ardhur duke u zvogëluar ndërsa ato të kuqet, ata që kanë temperaturë më të larta janë rritur në disproporcion.
Grafika ilustron variacionin e temperaturës sipërfaqësore të globit, dhe tregon vitet më të nxehta që janë verifikuar.
Viti 2020 është regjistruar si viti me nxehtësinë e njëjtë me atë të vitit 2016. Ky i fundit është konsideruar viti më i nxehtë që është regjistruar ndonjëherë që nga momenti i fillimit të studimeve të kësaj agjencie amerikane hapësinore 1880