ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjoksi që thith gjoksin, orgji skeletoresh dhe penise pesë metra të lartë: Marina Abramović në shfaqjen e saj më të guximshme ndonjëherë 7 hours ago
Teoritë dhe akuzat konspirative përhapen ndërsa ethet e Farage të Partisë Laburiste tronditin Reformën 7 hours ago
Jane Goodall, primatologe e njohur botërisht, vdes në moshën 91 vjeç 7 hours ago
Rënia e Baroneshës Bra: Si u ndërtua jeta e Michelle Mone-s plot mburrje verbuese mbi pandershmëri të pakrahasueshme në jetën publike… 7 hours ago
Titujt e gazetave: ‘Të drejtat e azilit me biletë të artë do të marrin fund’ dhe ‘Ktheni paratë, z. Mone’ 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Reuters: SHBA-ja ka zhvilluar bisedime të fshehta me Kosovën e Shqipërinë për strehimin e afganëve

albnews by albnews
14 August, 2021
in Albania, Bota, Kosova
0
SHBA, partner i palëkundur’, Biden zotohet para qytetarëve të Kosovës: Vazhdojmë së bashku…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me më shumë vende, sesa ato që ishin bërë publike, për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, kanë deklaruar katër zyrtarë amerikanë.

Kosova dhe Shqipëria janë vendet me të cilat ka diskutuar administrata amerikane, sipas Reuters, nga të cilat ka kërkuar që të strehojë afganët e lidhur me SHBA-në derisa të përfundojë procesi i miratimit të vizave të tyre amerikane.

RelatedPosts

Plagosje me thikë në gjimnazin e Kamzës, dy nxënës përfundojnë në Spitalin e Traumës

Vrasja e Edoardo Sarchit: Rrahja dhe varrosja e shpejtë pa autopsi, misteret rreth vdekjes së menaxherit nga Varese

Kursi i këmbimit 2 tetor 2025

Këto burime i kanë thënë agjencisë Reuters se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kosovës favore ekonomike dhe politike për marrjen e disa mijëra afganëve. Por, diplomatët amerikanë kanë thënë se në Uashington ka shqetësime për aftësinë e Kosovës që të strehojë afganët.

Amabasada amerikane në Prishtinë dhe Qeveria e Kosovës ende nuk janë përgjigjur në pyetjen e Radios Evropa e Lirë lidhur me këto informacione.

Në Afganistan janë duke u zhvilluar luftime të ashpra mes forcave të qeverisë afgane dhe talibanëve, të cilët po synojnë të marrin sa më shumë kontroll të territorit.

Ofensiva e talibanëve filloi në muajin muaj, menjëherë pasi forcat e huaja, përfshirë ato të Shteteve të Bashkuara njoftuan se kanë filluar tërheqjen nga Afganistani, pas rreth 20 vjetësh të operacioneve ushtarake atje.

Shumë afganë që kanë punuar me forcat e huaja kanë frikë nga hakmarrja e militantëve talibanë për shkak të punës së tyre.

Departamenti amerikan i Shtetit ka shpallur një program të ri i cili u mundëson mijëra afganëve mundësinë të zhvendosen si refugjatë në SHBA.

Mijëra afganë që do të jenë pjesë e këtij programi duhet të barten në një shtet të tretë, dhe të presin për 12 deri në 14 muaj derisa të analizohet gjithë aplikacioni.

Ngurrimi i disa vendeve për të pranuar afganët ka bërë që administrata t’iu bëjë thirrje tjerave që mund të jenë të gatshme të ndihmojnë në këtë drejtim, thanë zyrtarët.

Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë për Reuters se vendet me të cilat ka biseduar administrata amerikane ishin në mëdyshje për të marrë afganët për shkak të shqetësimeve në lidhje me cilësinë e verifikimit të sigurisë dhe kontrollit shëndetësor për COVID-19 para se të lejoheshin të fluturonin.

Administrata e presidentit Biden ka shikuar mundësinë të dërgojë afganët në Kazakistan, Taxhikistani dhe Uzbekistan. Por, ende nuk është arritur ndonjë përparim në këtë drejtim.

Ambasadat e Shqipërisë, Kazakistanit, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit nuk iu përgjigjën kërkesës së agjencisë Reuters për të komentuar këtë çështje.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së i tha agjencisë Reuters se “mund të priten shqetësime të llojit: ‘Kush janë këta njerëz? Si i njihni këta njerëz? A mund të siguroheni që këta njerëz do të marrin viza në Shtetet e Bashkuara?”.

Por, ky zyrtar nuk pranoi të konfirmojë se me cilat vende po zhvillojnë bisedime Shtetet e Bashkuara.

Një marrëveshje me Katarin për strehimin e rreth 8,000 afganëve është përfunduar para disa javësh, tha një zyrtar amerikan, por ajo zyrtarisht ende nuk është bërë e ditur.

Deri më tani, rreth 1,200 afganë janë evakuuar në Shtetet e Bashkuara dhe ky numër do të rritet në 3,500 në javët e ardhshme.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten (13 gusht) se aleanca do të vazhdojë prezencën e saj civile diplomatike në Afganistan dhe se do të vazhdojë të mbështes trupat afgane në përballjen e tyre me ofensivën e talibanëve.

  • Zjarret në vend: Situatë e vështirë në Lezhë, Mirditë, Dropull, Dibër e Durrës, rrezikohen edhe banesa

“Qëllimi ynë është që sa më shumë që të mundemi të mbështesim qeverinë dhe forcat e sigurisë afgane. Parësore është siguria e personelit tonë. NATO do të mbajë praninë tonë diplomatike në Kabul dhe do të vazhdojë të përshtatet sipas nevojës,” tha Stoltenberg, në një deklaratë pas një takimi të përfaqësuesve të NATO -s.

Talibanët kanë marrë kontrollin e një sërë kryeqytetesh rajonale gjatë një ofensive që e nisën menjëherë pasi forcat e huaja, në muajin maj, filluan tërheqjen nga Afganistani.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe njoftuan të enjten se do të dërgojnë mijëra trupa në Afganistan për të evakuuar qytetarët e tyre.

Të premten u njoftua se ka filluar dislokimi i rreth 3 mijë trupave amerikane.

“Talibanët duhet të kuptojnë se ata nuk do të njihen nga bashkësia ndërkombëtare nëse e marrin vendin me forcë. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur një zgjidhje politike të konfliktit”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

“Situata në Afganistan është katastrofike”, tha një diplomat perëndimor për AFP-në.

Aleatët e NATO -s, Danimarka dhe Norvegjia njoftuan se do të mbyllnin përkohësisht ambasadat e tyre në Kabul.

Kryengritësit morën kontrollin në Kandahar, qyteti i dytë më i madh i Afganistanit dhe gjithnjë e më shumë janë duke iu afruar kryeqytetit Kabul.

Disa agjenci raportojnë se është çështje kohe se kur do të nisë ofensiva e talibanëve për të marrë kontrollin e kryeqytetit.

Qeveria afgane tani ka humbur kontrollin e pjesës më të madhe të vendit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha gjatë kësaj jave se nuk është penduar për vendimin e tij për tërheqje të trupave nga Afganistani duke theksuar se Uashingtoni ka shpenzuar më shumë se 1 trilionë dollarë në luftën më të gjatë të SHBA-së si dhe ka humbur mijëra trupa.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjoksi që thith gjoksin, orgji skeletoresh dhe penise pesë metra të lartë: Marina Abramović në shfaqjen e saj më të guximshme ndonjëherë

Gjoksi që thith gjoksin, orgji skeletoresh dhe penise pesë metra të lartë: Marina Abramović në shfaqjen e saj më të guximshme ndonjëherë

2 October, 2025
Teoritë dhe akuzat konspirative përhapen ndërsa ethet e Farage të Partisë Laburiste tronditin Reformën

Teoritë dhe akuzat konspirative përhapen ndërsa ethet e Farage të Partisë Laburiste tronditin Reformën

2 October, 2025
Jane Goodall, primatologe e njohur botërisht, vdes në moshën 91 vjeç

Jane Goodall, primatologe e njohur botërisht, vdes në moshën 91 vjeç

2 October, 2025
Rënia e Baroneshës Bra: Si u ndërtua jeta e Michelle Mone-s plot mburrje verbuese mbi pandershmëri të pakrahasueshme në jetën publike…

Rënia e Baroneshës Bra: Si u ndërtua jeta e Michelle Mone-s plot mburrje verbuese mbi pandershmëri të pakrahasueshme në jetën publike…

2 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result