Dy tërmete kanë goditur mbrëmë Kroacinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth orës 1:58, Banija u trondit nga një tërmet mjaft i fortë i cili u ndje mjaft fuqishëm në të gjithë Kroacinë qendrore.

Madje, sipas mediave vendase, Toka u trondit për rreth dhjetë sekonda.

Edhe pse vlerësimi i parë i EMSC tregoi një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, Shërbimi Sizmologjik raportoi se ishte me magnitudë 4.2.

Epiqendra ishte midis Sisak dhe Petrinja ndërsa epiqendra thuhet të ishte në një thellësi prej 10 km.

Për fat të mirë, stacioni i zjarrfikësve në Petrinja konfirmoi për HRT se ata nuk kanë marrë asnjë raport për dëme deri më tani.

Ndërkohë siç vënë në pah mediat kroate, gjysmë ore më vonë, një tërmet i ri me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter u shënua në Banja.

Gjysmë ore më vonë, në 2:27, një tjetër tërmet i dobët u ndje në Banja. Shërbimi sizmologjik raporton se ishte një tërmet me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter.

Share This Article