Enigma Kadare

albnews
By
1 Min Read

Nga shkrimtari Fehmi Pireva:

Unë po gjerb një kafe në mbrëmje

Hëna sapo doli, rrëzëllin mbi dhe,

Nuk di çfarë të lexoj diçka mes librave

E pazbërthyer më shfaqet enigma Kadare.

Diku hëna ka rënë mbi det, e diku pas mali

Shtjelloj mendime mbi ca rreshta,

Nga një enigmë e zbërthyer, zbres tek tjetra,

Një qilim pas shijes saj na ka shtruar vjeshta…

Bien perdet e shekujve si muzgu i natës

Ikën vezirë, tutje ca kontë,

Enigma kthehet në një yll mëngjesi,

Dhe tisi tretet para diellit në horizont.

Share This Article