I veshur sportiv, Berisha pozon nga Bjeshkët e Rugovës

albnews
By
1 Min Read

Lideri historik i PD shihet i veshur me xhiboks të lehtë sportiv, pantallona dhe atlete sportive.

Që prej shpalljes non-grata nga SHBA dhe betejës së ashpër në distancë me amerikanët, për Sali Berishën akrepat e orës janë kthyer pas.

Disa herë në ditë, ish-kryeministri publikon pamje, denoncime, reagime personale, duke rikonfirmuar se shtatori për të do të jetë një muaj ndryshe.

Këtë mëngjes të diele, Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një foto nga një udhëtim i tij në Rugovë.

Lideri historik i PD shihet i veshur me xhiboks të lehtë sportiv, pantallona dhe atlete sportive.

“Ne Rugove, diamantin e Bjeshkeve te Bekuara. sb”,-shkruan Berisha krahas fotos.

Berisha duket në top formë dhe i përgatitur. A do të jetë në shtator në parlament?

Share This Article