Sipas ‘Daily Star’, Manchester City është gati të sakrifikojë një nga mesfushorët më të vlerësuar të Guardiolës, Bernardo Silvan, duke e transferuar atë te Milan për të inkasuar para, në mënyrë që të mund të nisë operacionin për të marrë Harry Kane nga Tottenham. Një tratativë, sipas asaj që raportojnë mediat britanike, që vlen 45 milionë paund në total, duke qenë se flitet për një hua dyvjeçare prej 15 milionë me të drejtën e blerjes në 2023 për 30 të tjera.
Portugezi, i përfaqësuar nga Jorge Mendes, është gati të ndryshojë ajrin dhe menaxheri i tij i fuqishëm tashmë ka pasur kontakte me Benfica dhe Atletico Madrid, pa arritur megjithatë një përfundim pozitiv të negociatave. Për Milanin do të ishte një mbërritje e rëndësishme, pasi mund të mbushë zbrazëtinë e lënë nga ikja e Calhanoglu me një lojtar të aftë të plotësojë edhe role të tjera në mesin e fushës. Negociatat janë gjithsesi komplekse, duke marrë parasysh vlerën ekonomike të operacionit.