ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave 7 hours ago
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez 7 hours ago
Machu Picchu përfshihet nga një debat për autobusët turistikë 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Prishtinë, hapet seminari ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

albnews by albnews
23 August, 2021
in Kosova
0
Prishtinë, hapet seminari ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ky seminar i cili është një nga ngjarjet më të rëndësishme vjetore në fushën e albanologjisë, ka për qëllim të ngritë nivelin e studimit në fushën e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare

Me qindra pjesëmarrës, ka filluar Seminari i 39-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në bibliotekën universitare të Universitetit të Prishtinës (UP), raporton Anadolu Agency (AA).

RelatedPosts

Eksporti i vezëve në Shqipëri rrit çmimet në Kosovë/ Vlera e produktit në supermarkete tejkalon nivelet e pasluftës

‘Shok, do kryhet nesër!’/ Vrasja e Liridona Ademajt nga bashkëshorti, zbardhen mesazhet me ekzekutorin! Naim Museli kishte mbi 475 mijë euro borxhe! Zbulohet shuma e sigurimit jetësor të viktimës në Suedi

Osmani takohet me një delegacion të Kongresit Amerikan

Ky seminar i cili është një nga ngjarjet më të rëndësishme vjetore në fushën e albanologjisë, ka për qëllim të ngritë nivelin e studimit në fushën e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në hapje, tha se tri kanë dalë të jenë detyrat e përhershme të këtij seminari që nga fillimi i mbajtjes së tij: Prodhimi i multidisiplinitetit; relacioni i hollë i metodës me përmbajtjen; cilësia e shqipes dhe formësimeve të saj letrare dhe kulturore.

“Nëse mendoni dhe ndiqni tezën themelore se albanologjia është shkenca që drejton dijen shqiptare, ajo duhet të bëhet shkenca që motivon fakultetet me një pjesë të trupës së tyre. Natyrisht që shtysa për një albanologji vjen nga fakti se gjuha shqipe mendohet që të ketë disa specifika: lashtësinë dhe morfologjinë e saj”, tha Kurti.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, tha se seminari paraqet një nga forumet më të rëndësishme për të diskutuar dhe promovuar aspekte të veçanta që karakterizojnë gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Ai tha se seminari ka ndihmuar në ndërkombëtarizimin e përpjekjeve të Kosovës për liri, demokraci dhe zhvillim të kombit.

“Që nga themelimi i tij, ky aktivitet kulturor dhe gjuhësor njihet për faktin që jo vetëm se e ka mbajtur gjallë interesin e të huajve për përvetësimin e gjuhës dhe kulturës tonë, por edhe për faktin që në periudhat më të rënda ka arritur të mbledhë rreth vetes albanologë nga Evropa dhe bota dhe në këtë mënyrë përveç ruajtjes, kultivimit dhe zhvillimit të albanologjisë, ka qenë gjithashtu i frytshëm në dhënien e kontributit të veçantë për ndërkombëtarizimin e përpjekjeve tona për liri, demokratizim dhe zhvillim të kombit tonë”, tha Sahiti.

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku, tha se ky seminar ka traditë të gjatë ndërsa çdoherë mbledhë studiues e studentë që me devotshmëri trajtojnë e promovojnë çështje të gjuhës, letërsisë e kulturës shqiptare.

Maloku tha këtë vit bie në sy gërshetimi i bukur i traditës së seminarit me temat që prekin të rejat aktuale si lajmet e rreme dhe infodemia që janë bërë më relevante se kurrë në kohë pandemie.

Këtë vit seminari do të mbahet nga data 23 gusht deri më 3 shtator 2021 dhe pjesë e tij do të jenë studiues të ndryshëm shqiptarë.

Seminari organizohet nga Fakulteti i Filologjisë i UP-së në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë të Universitet të Tiranës. Ai organizohet që nga viti 1974. Qëllimi primar i organizimit të tij fillimisht ishte ofrimi i ndihmës për studentët dhe studiuesit e huaj që interesohen për gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare si dhe për shkencat albanologjike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

Toka kineze, radari amerikan dhe lidhjet me Tajvanin: Gjeopolitika që trondit një komb të vogël të Paqësorit

24 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

24 November, 2025
Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

Rreziku i lartë i Japonisë për ta shndërruar ishullin e luleve në një qendër globale të çipave

24 November, 2025
Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

Marina ndalon dy anije ruse në Kanalin Anglez

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result