Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u shpreh se hapja e ekspozitave dhe shitja e veprave të artit gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit, e bën të pavlefshëm mandatin e Edi Ramës.
Sipas saj Kuvendi duhet ta konstatojë menjëherë papajtueshmërinë.
Vokshi u shpreh se duke shitur krijimtarinë e tij artistike, Edi Rama ka deklaruar në 3 vjet 79 milionë lekë, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit.
“Paligjshmëria, abuzimi me pushtetin dhe pasurimi i babëzitur janē 3 tiparet kryesore të Edi Ramës në krye të qeverisjes së vendit. Është koha t’i japim fund këtij modeli”, u shpreh Vokshi.