ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë 2 hours ago
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’ 2 hours ago
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij 2 hours ago
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n 2 hours ago
U fsheha si pastrues në një shtëpi kujdesi që po dështonte. Ja çfarë pashë 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

PD: Shqiptarët shpenzojnë për shëndetin 34 herë më shumë se mesatarja e BE

albnews by albnews
28 August, 2021
in Albania
0
PD: Shqiptarët shpenzojnë për shëndetin 34 herë më shumë se mesatarja e BE
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi tha sot se “të dhënat e fundit të EUROSTAT tregojnë se në raport me fuqinë blerëse, shpenzimet për shëndetin u kushtojnë shqiptarëve 34 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian”.

Në një reagim, Vokshi tha se “ndërsa kreu i pakicës me vota të vjedhura i thur lavde dështimeve të tij, e vërteta e hidhur shpaloset përditë në jetën e çdo shqiptari. Sidomos në ato fusha ku propaganda e zhurmshme përpiqet të përmbysë realitetin”.

RelatedPosts

Shqipëri/ Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

Vijojnë dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, Jock Covey: Thaçi kishte raporte komplekse me komandantët e UÇK-së

OSBE ripohon mbështetjen për SPAK: Lufta kundër korrupsionit dhe krimi zgjedhor në fokus

“Pra vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë, ka kostot më të larta për kujdesin për shëndetin. A mund të jetë ‘shëndetësia falas’ më e shtrenjta në Europë? Patjetër që jo! Shqiptarët e provuan në xhepat e tyre dështimin e reformës të trumbetuar me forcë për kaq vite, që në të vërtetë nuk ishte gjë tjetër veçse një pretekst për të plaçkitur shqiptarët me PPP-të korruptive. Koston e kësaj qytetarët e ndjenë edhe më shumë në kohë pandemie, ku dështimi u bë edhe më tragjik prej jetëve të humbura në raport me popullsinë për shkak të një sistemi shëndetësor të drobitur nga PPP-të, ndërkaq familjet shqiptare të braktisura në fatin e tyre, u detyruan të përballen me virusin duke hyrë në borxhe apo me kursimet e pakta”, nënvizoi Vokshi.

Ky bilanc i zi, tha Vokshi, është edhe arsyeja pse Edi Rama nuk lejon zgjedhje të lira, është arsyeja pse i masakron ato në bashkëpunim me klientët e tij dhe krimin e organizuar, sepse ai nuk e fiton dot kurrë besimin e qytetarëve që e kanë ndjerë dhe e ndjejnë në jetën e tyre të përditshme, peshën e tmerrshme të keqqeverisjes së tij të korruptuar.

“Partia Demokratike, bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë me forcë ndryshimin që u është mohuar me dhunë në 25 prill, është e vendosur në luftën e saj për kthimin e demokracisë, si parakusht për të pasur një qeveri që punon në interes të familjeve shqiptare dhe jo të një pakice të babëziturish”, u shpreh Vokshi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

1 October, 2025
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

1 October, 2025
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

1 October, 2025
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

1 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result