Numri i hetimeve penale u rrit në Gjermani në vitin 2020 me prokurorët që përfunduan gati 5 milionë procedura paraprake vitin e kaluar.
‘’Kjo ishte 1.2 për qind më shumë raste sesa vitin e kaluar’’, theksoi Zyra Federale e Statistikave.
Sipas raportit, ishin kryesisht krime të tilla si vjedhja dhe mashtrimi ato që i mbajtën avokatët ‘’të zënë’’.
Sipas statistikave numri i shkeljeve të trafikut u ul me 3.3 për qind në 868 000.
“Rënia ka të ngjarë të lidhet, ndër të tjera, me vëllimin më të ulët të trafikut për shkak të pandemisë’’, theksoi Destat.
Në një të pestën e rasteve, u provuan akuzat dhe u kërkua një dënim. Rastet e mbetura u transferuan në prokuroritë e tjera.