Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar ngre alarmin: Kriza e karburanteve po përshkallëzohet

albnews
By
1 Min Read

Organizatat kryesore të biznesit në hapësirën mbarëshqiptare kanë ngritur alarmin për përshkallëzimin e krizës së karburanteve dhe ndikimin e saj në ekonomi, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga qeveritë e rajonit.

Në një deklaratë të përbashkët për media, Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe një sërë shoqatash biznesi nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni, theksojnë se rritja e çmimeve të karburanteve në tregjet globale, e nxitur edhe nga tensionet në Lindjen e Mesme, po ushtron presion të drejtpërdrejtë mbi ekonominë.

Sipas tyre, karburanti mbetet një input strategjik për të gjithë sektorët, ndërsa shtrenjtimi i tij po sjell rritje të kostove të prodhimit dhe shërbimeve, çmime më të larta për konsumatorët, ulje të fuqisë blerëse dhe dobësim të konkurrueshmërisë së bizneseve në rajon.

Përfaqësuesit e biznesit paralajmërojnë se pasiguria në tregjet energjetike po ndikon negativisht edhe në klimën e investimeve.

Share This Article