Andi Zeqiri ka lënë Ligën Premier dhe klubin Brighton për të kaluar te Augsburg.
22-vjeçari është huazuar nga Brighton & Hove Albion në Augsburg për një sezon, deri më 30 qershor 2022.
Sidoqoftë, njohja me kolegët e rinj do të marrë disa ditë, pasi sulmuesi është ftuar te Kombëtarja e Zvicrës për ndeshjet eliminatore Katar 2022.
Ai do të takojë vetëm Ruben Vargasin nga shokët e skuadrës, i cili po ashtu është ftuar nga Kombëtarja e Zvicrës.
Zeqiri ka luajtur në të gjitha ekipet kombëtare të Zvicrës, ku 11 gola në 16 ndeshje në ekipin zviceran U21.
Ai nuk arriti ta gjejë vetën në Angli, ku vetëm në javën e shkuar gjeti golin e parë dhe atë në EFLCup.