ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 6 hours ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 6 hours ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 6 hours ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 6 hours ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Misioni i mjekut Florim Cuculi për të bindur shqiptarët në Zvicër të vaksinohen

albnews by albnews
1 September, 2021
in Albania, Bota
0
Mjeku shqiptar në Zvicër: Shqiptarët janë motori i valës se 4-të të COVID-it në Zvicër
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Florim Cuculi e ka parasysh se mund të kritikohet e të mos shihet me sy të mirë mes shqiptarëve në Zvicër. Por, thotë se e vërteta duhet të thuhet në sy sa nuk është tepër vonë.

Cuculi, shef i Kardiologjisë në Spitalin e Luzernit, në një intervistë për Interaktiv të KTV-së ka shpjeguar atë që ai e sheh si mision profesional – të bindë të shqiptarët në Zvicër të vaksinohen.

RelatedPosts

Shqipëri/ Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

Çfarë e lidh Tony Blair-in me Gazën?

‘Zbërthehet’ Trump: Pse i zhvendosa nëndetëset bërthamore pranë Rusisë, ja fjala e rrezikshme që s’duhej përdorur

Deri në 80% e pacientëve me Covid në Zvicër janë shqiptarë

Ai përmes një shkrimi shqip në gazetën zvicerane “Blick”, ditë më parë, ka ftuar shqiptarët të vaksinohen, pasi shifrat treguan se deri në 80 për qind e pacientëve të shtrirë në spitale me COVID-19, ishin shqiptarë.

AI thotë se kjo duhet të ndalet që shqiptarët të mos jenë motor edhe i valës së katërt në vjeshtë.

“Popullata për fat të keq është e painformuar, e bëra thirrjen shqip në Blick. Ia vlen në gjuhën shqipe pasi ka që nuk e kuptojnë gjuhen gjermane, e konsiderova të dobishme që të shfrytëzohet çdo mënyrë e mundshme për të informuar shqiptarët për rrezikun”, ka thënë Cuculi, shef i Kardiologjisë në Spitalin e Luzernit.

Ai ka thënë se hezitimi te shqiptarët për të marrë vaksinën anti-covid është shumë më i madh se te zviceranët dhe nacionalitetet tjera.

“Frika që ekziston është e pabazuar në fakte, është frikë e llafeve të Facebookut. Të merremi më pak me frikën. Kjo nuk është temë që as nuk duhet të debatohet. Është temë bardh e zi. Vaksina nuk të mbyt, virusi të mbyt edhe kur je i ri”, ka thënë ai.

Në fakt, mediat zviceranë kanë akuzuar bashkatdhetarët që pas kthimit të tyre nga Kosova dhe Maqedonia, e kanë shndërruar Zvicrën në një “spital’, duke rritur numrin e personave me COVID-19.

Cuculi thotë se e vërteta dhemb, por shifrat tregojnë këtë gjë.

Thotë se në bazë të bisedave me përgjegjësit e spitaleve, numri më i madh i pacientëve është shqiptarë.

“Një popullsi me 3-4 për qind të ketë mbi 50 për qind pacientë në spitale, kjo është e papranueshme. Popullata nuk ka faj, unë edhe në shkrimin tim nuk kam shkruar për fajin dhe shkaqet, jam përcaktuar për të ardhmen dhe e ardhmja është vaksinimi, që të mos bëhemi motor edhe i një vale tjetër në vjeshtë, të mos bëhemi gazi i Zvicrës dhe i botës”, ka thënë Cuculi.

Kosova duhet të veprojë, akuzë e madhe rëndon mbi të

Ai ka folur edhe për akuzat e mediave të Zvicrës që akuzuan kosovarët se u kthyen në Zvicër me teste false për COVID-19. Sipas tij, kjo është akuzë e rëndë dhe shteti i Kosovës duhet të hetojë këtë çështje.

“Shteti i Kosovës duhet ta hetojë këtë. Të thotë që nuk është e vërtetë, ose ta pohojë dhe të mbyll ato laboratore, kurse pronarët t’i dërgojë në burg. Është akuzë shumë-shumë e rëndë. Kjo e diskrediton gjithë Kosovën, sistemin shëndetësor”, ka thënë ai.

Cuculi ka fajësuar edhe shtetin e Zvicrës që përmes fushatave nuk ia ka arritur të depërtojë te shqiptarët që jetojnë në këtë vend.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result