Befasia e kësaj mbrëmje është Antonio Griezmann.
Derisa të gjitha mediat prisnin një kalim të Mbappes në Real Madrid, loja në transfere sonte është luajtur në anën tjetër.
Barcelona që në orët e pasdites filloi bisedat me Atletico Madrid që ta shesë Antoine Griezmann.
E derisa Barcelona dhe Atletico nuk i kanë bërë këto transfere zyrtare, sipas faqes se La Ligas në Twitter çdo gjë është në rregull dhe tashmë lojtarët janë regjistruar në platformën e tyre me kohë.
“Transferët e Griezmann dhe De John janë pranuar me kohë nga platforma menaxheriale e LaLigas. Pas pranimit të dokumenteve LaLiga do t’i rishikoj të dyja”, thuhet në këtë njoftim të garës më prestigjioze spanjolle.