Jo gjithmonë imazhi dhe pamja nuk luajnë rol vendimtar për vlerën e një makine klasike, kështu që nuk është e çuditshme që makinat në gjendje shumë të keqe pas vitesh të tëra të braktisura, të shiten me çmime jashtëzakonisht të larta.
Një koleksion prej 174 makinash klasike të braktisura pritet të dalin në ankandin “London Barn Finds” në Mbretërinë e Bashkuar.
Spektakli i makinave të braktisura me siguri do të zgjojë interesin e shumë koleksionistëve, të cilët janë të vetëdijshëm se nën një trup të ndryshkur dhe të dëmtuar mund të fshihet një thesar i vërtetë.
Në video, duke se ka shumëllojshmëri makinash, nga BMW M5 dhe 2002 deri te Porsche 911 Cabriolet, Mercedes-Benz por edhe VW T2 Camper dhe Scarabs.
Lajmi lidhur me ankandin u bë përmes Instagramit, ku thuhet se makinat do të jenë në dispozicion deri më 30 shtator, për të interesuarit që duan t’i shohin nga afër makinat para ditës së ankandit.